Remitancat në Kosovë arrijnë 1.42 miliard euro në vitin 2025, pjesa më e madhe nga Gjermania - NACIONALE

Remitancat në Kosovë arrijnë 1.42 miliard euro në vitin 2025, pjesa më e madhe nga Gjermania

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Remitancat e dërguara në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën 1.42 miliard euro, duke shënuar rritje prej 4.4 për qind ose rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me theksimin se muaji dhjetor ende konsiderohet preliminar.

“Vlera e përgjithshme e remitancave të pranuara për vitin 2025 është 1.42 miliard euro, ndërsa dhjetori mbetet ende preliminar deri në publikimin e radhës në fund të shkurtit 2026”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Sipas BQK-së, pjesa më e madhe e remitancave ka ardhur nga Gjermania me rreth 39 për qind të totalit, e pasuar nga Zvicra, SHBA-ja dhe Italia. Institucioni bën të ditur se rreth 55 për qind e remitancave janë dërguar përmes agjencive të transferit të mjeteve, ndërsa mesatarja mujore ka qenë 117.9 milionë euro, me kulme gjatë muajve të verës dhe dhjetorit.

Lajme të ngjashme