REL: Disa shtete dhe KE-ja e konsiderojnë të paarsyeshme ndërlidhjen e vizave me sistemin ETIAS - NACIONALE

REL: Disa shtete dhe KE-ja e konsiderojnë të paarsyeshme ndërlidhjen e vizave me sistemin ETIAS

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vendet anëtare të BE-së do të vazhdojnë të zhvillojnë konsultimeve në mes vete rreth çështjes se liberalizmit të vizave për Kosovën.

Radio Evropa e Lirë ka bërë me dije se këto diskutime do të vazhdojnë deri në mbajtjen e mbledhjes se grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet me datën 9 nëntor.

Burimet diplomatike të REL kanë treguar se deri më 21 tetor, vendet anëtare të BE-së kanë afat që t'i dërgojnë komentet e tyre me shkrim lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas këtyre burimeve, në takimin e parë të grupit është parë se një shumicë e madhe e vendeve anëtare mbështet vendimin për liberalizimin e vizave.

Ky medium ka treguar se akoma ka vende, në krye të së cilave është Franca, të cilat duan që vendimin për liberalizimin e vizave, apo hyrjen e tij në fuqi, ta ndërlidhin edhe me disa çështje tjera.

Këto çështjen, sipas REL, kanë të bëjnë me vënia në funksion e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, përshtatja e Kosovës me politikën e vizave të BE-së, rritja e kontrollit të kufijve dhe vazhdimi i riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së.

“Burimet diplomatike të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një varg shtetesh dhe Komisioni Evropian e konsiderojnë të panevojshme dhe të paarsyeshme ndërlidhjen e procesit të liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS”, ka raportuar REL.

Lajme të ngjashme