Rekord biznesesh të regjistruara vitin që lamë pas
Numër rekord i bizneseve të regjistruara vitin që lamë pas.
Kështu ka bërë të ditur Aleanca e Bizneseve në një deklarim për Klan Kosovën.
Më 2022 u evidentuan 375 biznese më shumë se më 2021, ku dominon tregtia me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve dhe makinerive motorike, ndërtimtaria, etj.
Tutje, bëhet e ditur se shumica e firmave janë deri në katër punëtorë.
Nga komunat prinë Prishtina, për t'u pasuar nga Ferizaj e Prizreni.
