Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, KQZ: Deri me tani janë aprovuar 30 mijë e 656 kërkesa për regjistrim
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është prezantuar raporti lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendi ne Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit të kaluar.
Në raport është treguar edhe për mbarëvajtjen e procesit të aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.
Sipas këtij raporti, deri me sot janë regjistruar 30 mijë e 656 qytetarë.
“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 11 dhjetor, në orën 09:00, pas aplikimit përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org) janë aprovuar 30,656 kërkesa për regjistrim, ndërsa 1,990 janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, është thënë raportin e KQZ-së.