Refuzohet ankesa e kandidates Ilire Zajmi për zv.drejtor të RTK-së, i hapet rrugë Adi Krastës - NACIONALE

Refuzohet ankesa e kandidates Ilire Zajmi për zv.drejtor të RTK-së, i hapet rrugë Adi Krastës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni i ankesave i Radiotelevizonit të Kosovës (RTK), siç raporton Kallxo.com, ka hedhur poshtë ankesën e kandidatës për zëvendësdrejtor të RTK-së, Ilire Zajmi.

Zajmi ishte ankuar duke prentenduar se në kundërshtim me rregullat e RTK-së është anuluar procesi i parë i intervistimit nga ku kishte dalë e parëa në këtë garë, para Adi Krastës që tashmë është kandidati kryesor për pozitën e zv.drejtorit të RTK-së.

Sipas raportimit të këtij medium, Zajmi nuk kishte marrë pjesë në në rintervistim ndërkaq, komisioni vlerësuar në riintervistim kishte poentuar Adi Krastën me më së shumti pikë si dhe rekomandimin që ai të bëhet zv.drejtor.

Në ankesën e parashtruar para komisionit të ankesave, Zajmi e kishte atakuar vendimin e komisionit të ankesave për kthimit të procesit në riintervistim dhe rivlerësim duke e konsideruar si diskriminim dhe diskreditim të figurës së saj. Ajo madje kishte pretenduar për ndryshim dhe kurdisje të rezultateve të procesit.”, thuhet tutje në raportimn e Kallxo.com.

Për të lexuar raportimin e plotë klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme