Adi Krasta kandidati më i vlerësuar për pozitën zv.drejtor i RTK-së - NACIONALE

Adi Krasta kandidati më i vlerësuar për pozitën zv.drejtor i RTK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Konkursi për pozitën e zëvendës-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës i mbajtur me 22 nëntor 2022, shkoi në rivlerësim pas vendimit të Komisionit për Ankesa. Sot u vendos se kush në të vërtetë doli i pari sipas vlerësimit.

E emri i atij që ka dalur i pari, tashmë pas rivlerësimit, del të jetë Adi Krasta.

Renditjen e Krastës si i pari, gazetës Nacionale përmes telefonit ia ka konfirmuan edhe Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës Shkumbin Ahmetxhekaj.

Megjithatë Krasta, nuk mund ta ushtrojë këtë rol, pa përfunduar edhe faza e ankesave.

Procesi i ri-intervistimit ka përfunfuar. Adrian Krasta ka rezultuar kandidati më i vlerësuar, por procesi nuk është final, pasi kandidatët e tjerë kanë të drejtë ankese, para se emri i kandidatit më të sukseshëm të dërgohet për votim në Bord.”

Në media më herët u raportua se Ilire Zajmi u tërhoq nga gara. Por, për Nacionalen, Zajmi ka thënë se nuk është e vërtetë se ajo u tërhoq, por e vërteta është se ajo ishte fituese e garës, dhe se rivlerësimi ishte i pa bazë.

Konkursi për mua ka përfunduar me datë 19 dhjetor kur komisioni më ka nxjerr të parën me 82.60. Kërkesa për rivleresim s'ka pasur kurrfare baze. Unë do t'i përmbahem rregullorëve të brendshme dhe legjislacionit në fuqi për zgjidhjen e këtij kontesti", ka thënë Zajmi.

Lajme të ngjashme