“Rebeli i vetmuar”: Deputeti Rrahmani vazhdon kritikat ndaj Kurtit, s`i frikësohet Dejona Mihalit - NACIONALE

“Rebeli i vetmuar”: Deputeti Rrahmani vazhdon kritikat ndaj Kurtit, s`i frikësohet Dejona Mihalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk ia ka friken Albin Kurtit e as Dejona Mihalit. Deputeti Eman Rrahmani, është zyrtari i vetëm i lartë i VV-së, i cili nuk heziton të del kundër qëndrimeve të partisë e të Qeverisë.

Deri me tani ai disa herë ka kundërshtuar qëndrime të caktuara të kryeministri. Kritikat e tij ndaj Kurtit kanë të bëjnë me punët e brendshme dhe të jashtme të Kosovës. Mospajtimet e tij nuk janë vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Në Kuvendin e Kosovës, ai disa herë ka votuat në kundërshtim me qëndrimin e partisë, raporton gazeta Nacionale.

Kritika e fundit e tij ndaj kryeministrit Kurti ka pasur të bëj me refuzimit e takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Derisa qëndrimi i Kurtit është përkrahur nga shumica dërmuese e zyrtarëve të VV-së, deputeti Rrahmani nuk është pajtuar me një veprim të tillë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti ka gabuar që nuk e ka pritur Ramën në takim.

Unë e kam thënë edhe më herët që kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë shumë gabim në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, besoj që i kish kontribu në ecjen e situatës përpara dhe përmirësimin e gjendjes sikur të mbahej ai takim, mirëpo natyrisht mendoj që është edhe shumë e gabueshme mospritja e kryeministrit Rama nga kryeministri Kurti, për shkak që besoj se këto gjëra duhet të tejkalohen dhe gabimi nuk mund të përmirësohet me gabim, nëse ka gabuar kryeministri Edi Rama në Shqipëri, atëherë nuk duhet të gabojë kryeministri Kurti në Kosovë”, ka shkruar Rrahmani.

Cilat janë kundërshtimet tjera?

Vetëm vitin e kaluar deputeti Rrahmani ka shfaqur disa mospajtime me partinë dhe kryeministrin Kurti.

Kundërshtimi i parë i tij me partinë dhe Kurtin kishte të bënte me Kodin e ri Civil. Ai se bashku me disa deputetë tjerë të VV-së kishin votuar kundër kodit. Në këtë mënyrë, kodi civil ishte rrezuar.

Madje, Rrahmani ka treguar që sërish do të votojë kundër këtij kodi, nëse nuk janë marrë parasysh vërejtjet e tij.

Nuk ndryshohet qëndrimi. Ato janë parime, nuk ndryshohen asnjëherë. Edhe s’do të votohet kundër dhe nuk do të kalojë në asnjë mënyrë në Kuvend, veç nëse ka ndonjë marrëveshje me opozitën”, ka thënë Rrahmani.

Në tetor të vitit të kaluar, ai kishte kundërshtuar qëndrimin e VV-së dhe të disa ministrave për të mos i paguar mësimdhënësit, të cilët kishin bërë grevë për një muaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai kishte shkruar se duhet të kompensohen orët e humbura dhe të paguhen mësuesit.

Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, kishte vlerësuar Rrahmani.

Më pas, në nëntor të vitit të kaluar kur kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte vendosur t`i injoronte kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta shtyrë vendimin për targat për 10 muaj, ai kishte kundërshtuat shefin e tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai kishte shkruar se koordinimi me SHBA-të është garanci e plotë për sovranitetin e Kosovës.

Garanci e plotë për integritetin, sovranitetin, zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës është koordinimi e bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne duhet të dëshmohemi me punë konkrete, planifikimin dhe bashkëpunim të mirëfilltë në interes të shtetit dhe qytetarëve të vendit tonë, pa dallim”, ishte shprehur deputeti i VV-së.

Po atë muaj, Rrahmani kishte kundërshtuar kryeministri Kurti edhe për një çështje të brendshme.

Vendimi i Qeverisë për t`i ulur pagat e gjyqtarëve e prokurorëve kosovarë, deputeti Rrahmani nuk i kishte pëlqyer.

Ai kishte thënë se ky vendim ka qenë i ngutshëm.

Është vendim pak i ngutshëm për shkak se Ligji i Pagave është duke u rregulluar. Por aq sa kam pa, me Ligjin për Paga rritet paga në gjyqësor në përgjithësi”, kishte vlerësuar Rrahmani.

Kurse, në dhjetor të vitit të kaluar ai kishte votuar amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Isak Shabani, për ndarjen e mjeteve buxhetore për ndërtimin e depos qendrore të barnave. Për shkak të votave kundër të VV-së ky amandament nuk kishte kaluar.

Lajme të ngjashme