Reagon Osmani pas sulmit në Shtërpcë: Akt i patolerueshëm, autori duhet të vihet para drejtësisë - NACIONALE

Reagon Osmani pas sulmit në Shtërpcë: Akt i patolerueshëm, autori duhet të vihet para drejtësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit të ndodhur në komunën e Shtërpcës.

Osmani ka thënë se ky sulm është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë.

Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës ju ka dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit”, ka përfunar ajo.

Lajme të ngjashme