Gërvalla: Mbyllet pika kufitare në Bërnjak, persona të maskuar po ndalojnë shqiptarët me targa gjermane - NACIONALE

Gërvalla: Mbyllet pika kufitare në Bërnjak, persona të maskuar po ndalojnë shqiptarët me targa gjermane

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka dhënë detaje nga situata në pikat kufitare, duke thënë se persona të maskuar po ndalojnë veturat me regjistrim gjerman dhe nuk po i lënë të kalojnë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se policia serbe nuk ka reaguar ndaj kësaj.

Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet.” – ka thënë ajo.

Në fund, Gërvalla ka thënë se pika kufitare në Bërnjak është mbyllur derisa të largohen të maskuarit.

Pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lire”.

Lajme të ngjashme