Reagon deputeti i VV-së pas djegies së Gjimnazit në Ferizaj: Të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi - NACIONALE

Reagon deputeti i VV-së pas djegies së Gjimnazit në Ferizaj: Të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur në shkrumb gjimnazin më të vjetër në Ferizaj. E kjo punë sipas një deputeti të Vetëvendosjes, Enver Halitit po del të jetë e organizuar.

Krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt. Sot për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, ish Gjimnazit të parë shqiptar Ismail Qemali në Ferizaj.”- ka shkruar Haliti.

“Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi.”

E për këtë rast kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 04:25 është raportu një incident zjarri në një shkollë që nuk është funksionale, rruga “Ramadan Rexhepi”, policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, kanë thënë nga Policia.

Ndërkohë siç raportohet dje kanë filluar punimet për restaurim dhe kjo nuk është hera e parë që digjet ky objekt.

Lajme të ngjashme