Reagon ambasadori gjerman për situatën në veri: Dhuna ndaj zyrave zgjedhore është e papranueshme
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas situatës së djeshme të krijuar në veri të Kosovës.
Ai nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se me të vërtetë situate është shqetësuese.
Rohde ka shkruar se dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme, ndonëse ka thënë e mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente.
“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Very concerning indeed. Yesterday's violence against municipal election offices are unacceptable. Good that KP in coordination with EULEX and KFOR is present. Full support for peaceful demonstrations but zero tolerance for violence. https://t.co/cYmwS19kuK
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 7, 2022