Reagim ndaj rekomandimit të tretë të ASHAK për arsimin në Kosovë - NACIONALE

Reagim ndaj rekomandimit të tretë të ASHAK për arsimin në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas publikimit të rezultateve të testit PISA dola publikisht përmes medieve të nderuara dhe apelova në emër të gjithë të punësuarve në arsim , që nga çerdhet e deri në universitete, që ministrja Nagavci të lë inatet dhe të bëj bashkë e një tryezë përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave e Arteve, SBASHK-un, përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve , ekspertët e mirëfilltët arsimit dhe palët tjera për të bashkëbiseduar e për të krijuar një trase për angazhimet e përbashkëta në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim e për të dalë më mirë edhe në testin ndërkombëtar PISA.

Rrahman Jasharaj

Prita se kështu do të ndodh, por ja që, më në fund, Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës foli dhe në vend të insistimit për një takim të përbashkët, doli me ca rekomandime.

Unë, në cilësinë e kryetarit të SBASHK-ut , gjithë rekomandimet tjera të ASHAK-së, po ua lë debateve të ekspertëve dhe të ekspertëve në thonjëza të arsimit, por nuk kam si të kos reagoj për pikën e tretë e që ka të bëj me deklarimin e ASHAK-së për organizimin sindikal e në të cilën thuhet : “Organizimi sindikal i mësuese dhe arsimtarëve duhet urgjentisht të depolitizohet dhe të mos jetë vendimmarrëse në procesin mësimor”. E dashura Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës duke u marrë me shkencë e më shumë me politikë , disa prej jush, nuk keni pasur kohë të lexoni Ligjin për organizimin sindikal dhe të hulumtoni edhe për realitetin e historikut e angazhimeve të SBASHK. Sindikata jonë u themelua si kërkesë e kohës për të mbrojtur arsimin shqip në vitet e 90-ta kundër furtunave të pushtuesit dhe këtë e bëri me mund e sakrifica bashkë me Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri “ dhe me aktivet e drejtorëve të shkollave dhe këshilltarët e nderuar pedagogjik. Qëndruam me vite e degata duke u përballur me sfida dhe ishim e mbetemi zë i anëtarësisë sonë. Deklarimi juaj , si rekomandim, është në të njërën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti, që duke pasur miion të shuaj sindikata , e veçmas SBASHK-un ngriti akuza me shpifje se jemi të atyre apo të këtyre.

Kryesi e nderuar e ASHAK-së po të njihnit realitetin në Kosovë nuk do ta shkruanit pikën tre, as për hatër të Albinit sepse është urdhër për depolitizim e pa ndodhur kurrë politizimi.

ASHAK kuptojeni se anëtarë në SBASHK janë të punësuarit në arsim , që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe shumë nga institucionet e nderuara të kulturës. Këta të punësuar jetojnë në tërë territorin e Kosovës dhe janë votues të partive të ndryshme sipas vullnetit të tyre.

Ata janë votues të partive të ndryshme, por në SBASHK jemi betuar të gjithë e e ruajmë unitetin duke u nisur nga Bashkë e në SBASHK. Unë , që të mos ju mbetem borxh në deklarime ju bëj apel që Ju të depolitizoheni sepse jeni mendja dhe dija e këtij vendi.

Lajme të ngjashme