Raundi i dytë, nis edhe një takimi mes Kurtit dhe Borrellit
Shefi për Politik të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka përfunduar takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim ky pas atij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Radio Televizioni i Kosovës ka njoftuar se Borrell dhe Kurti janë duke e zhvilluar sërish edhe një takim tjetër.
Nga ana tjetër, Vuçiq pas takimit me Borrell ka thënë se nuk mund të konfirmojë që "ka ndonjë udhërrëfyes", për daljen nga kriza në veri të Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.
