Vuçiq pas takimit në Bruksel: S’kemi udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës - NACIONALE

Vuçiq pas takimit në Bruksel: S’kemi udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Bruksel është mbajtur një takim i ftuar nga Josep Borell, shef i diplomacisë së BE-së. Në këtë takim të ftuar ishin edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndonëse nuk kishte takim trilateral.

Pas takimit, raportonRadio Evropa e Lirë,Vuçiq ka theksuar se “nuk mund të konfirmojë që "ka ndonjë udhërrëfyes", për daljen nga kriza në veri të Kosovës.”

Tutje, ai ka treguar edhe se çka u diskutua.

"Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di...kur kemi kamionë në pritje...", tha ai, teksa i referohej bllokimit të qarkullimit të kamionëve me mallra serbe në kufi me Kosovën.

"Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë kyqe, por unë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta detyrojnë deri në këtë moment", sqaroi Vuçiq.

Lajme të ngjashme