Rastit “Spiunazhi” në Ferizaj, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit - NACIONALE

Rastit “Spiunazhi” në Ferizaj, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët dyshohen për veprën penale “Spiunazhi”.

Në njoftimin për media, prokuroria ka bërë me dije se aktakuza ndaj dy të pandehurve është ngritur pas zhvillimeve të hetimeve.

Më tej, prokuroria ka treguar se për çfarë veprash dyshohen të pandehurit.

Për dy të pandehurit B.Sh dhe M. Q. ekziston dyshimi i bazuar mirë se secili veç e veç, me veprimet e tyre e kanë kryer veprën penale “Spiunazhi’’ nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK–së, kurse, i pandehuri M.Q edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së. Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve tu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, ngase ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e masës së tillë”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.

Tëtë muaj më parë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi nga Komuna e Skenderajit ishin arrestuar nën dyshimet për veprën penale “spiunazh”.

Të njëjtit janë arrestuar të mërkurën në Ferizaj pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret serb (BIA).

Sipas Prokurorisë Speciale të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe dyshohet për spiunazh.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.”, ishte thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Audioregjistrimin prej dy minutësh

Portali “The Geopost” ka publikuar një audioregjistrimin prej dy minutësh e gjysmë mes të arrestuarit të dyshuar për spiunazh, Bedri Shabani, dhe Srdjan Rosiq, i cili raportohet të jetë agjent i BIA-s famëkeqe serbe.

Nacionale përkthen një pjesë të bisedës që e publikuar “The Geopost”.

Bedri Shabani: “Q**mi nanës...më duket sikru rasti (i cenzuruar) kur ishte, a po të kujtohet? Duket që është dreqi i njëjtë, i njejti drejtor, sipas meje, e tjerëve...”

Srdjan Rosiq: “...E shtynë...edhe janë...Që për këta shokë këtu të zgjohen përndryshe”.

Bedri Shabani: “Por, a po e sheh që dikush tjetër (e cenzuruar) po do të shkojë te këto, a dëgjove, e la punën?”

Srdjan Rosiq: “Po”

Bedri Shabani: Për t’ju thënë drejtë shokët e mi kanë qasje atje. Por, kjo çështje...konsiderojmë se do të ndezë tjerët, dhe kur të jetë kështu, ne do t’i çesim benzinë naftës që të digjet më shunmë. A po më kupton?”

Srdjan Rosiq: “Po, qashtu”

Bedri Shabani: Ne deshtëm të nxisim të dyja palët! Sikur dje (e cenzuruar), të dyja palët...Dhe tash e tërë bota flet...ne s’mund ta shtyjmë vetëm, është guri i madh...pra kështu është. Më fal vëlla. Por kjo është”.

Srdjan Rosiq: “Mos u bë merak vëlla, do të njoftoj më tej për këtë, t’i mos u bë merak”.

Lajme të ngjashme