Rasti “Përsëritësi”: Arrestohen 10 persona në Prishtinë, dyshohen për përdorim të drogës dhe armëmbajtje pa leje - NACIONALE

Rasti “Përsëritësi”: Arrestohen 10 persona në Prishtinë, dyshohen për përdorim të drogës dhe armëmbajtje pa leje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona në Prishtinë, nën dyshimet për përdorim të drogës de armëmbajtje pa leje. Rasti i koduar, është quajtur “Përsëritësi”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik (DHTN) në Prishtinë, pas hetimeve rreth dy mujore të rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”, dje më datë 01.01.2023 rreth orës 17:15 në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën (GJPP) kompetente, mbështetur edhe nga stacioni policor Veriu në Prishtinë, kanë realizuar një plan taktik policor gjatë të cilit në flagrancë janë ndaluar dhe arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar meshkuj kosovar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme.” – thuhet në komunikatë.

Policia ka bërë të ditur se çfarë është sekuestruar gjatë këtij operacioni, ku përfshihen substanca narkotike, armë zjarri, karikatorë, fishekë, para e të tjera.

“Gjatë operacionit policor është bastisur një (1) shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë (5) automjete, me që rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

- (96.6) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

- (44.4) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë

- (1) armë zjarri

- (2) karikator

- (17) fishek

- (358.8) para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve.

- (4) telefona celular

- (1) peshore digjitale” – thuhet në njoftimin e policisë.

Në fund, është bërë e ditur se katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme