Rasti i Radomiroviqit, Qeveria e Kosovës: S'ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake - NACIONALE

Rasti i Radomiroviqit, Qeveria e Kosovës: S'ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje gazeta Nacionale raportoi që Radojica Radomiroviq, zëvendësministër në Qeverinë Kurti, kishte qenë pjesë e ushtrisë jugosllave gjatë luftës në Kosovës.

Radomiroviq, siç raporton Insajderi, ka folur sërish për të kaluarën e tij në ushtrinë jugosllave edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Çdo njeri i ndershëm nuk ka turp dhe frikë nga e kaluara e tij, sigurisht që të gjithë në zonën time e dinë që u kam paguar shujta rezervistëve,” – tha ai.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Qeveria e Kosovës. Në një përgjigje për RTV Dukagjini, Qeveria e Kosovës ka deklaruar se zëvendësministri Radomiroviq nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake.

"Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil" – deklaroi Qeveria e Kosovës.

Lajme të ngjashme