Rashiq opsion të parë Kurtin, pastaj opozitën: "Nuk kam asnjë problem me partitë politike" - NACIONALE

Rashiq opsion të parë Kurtin, pastaj opozitën: "Nuk kam asnjë problem me partitë politike"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Adresa e parë Albin Kurti...tjetra ajo e (ish)opozitës.

Kështu (nuk) e përkufizoi qëndrimin e tij deputeti serb i pavarur i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, në një intervistë për RTV21.

Rashiq tha se mbështet Albin Kurtit për një qeveri të re, por në qoftë se i shterrohen mundësitë atij për të ndërtuar qeveri, atëherë bashkëpunon edhe me partitë ish-opozitare.

Nëse shterrohen krejt opsionet ku zoti Kurti do të jetë kryeministër, normale që unë njohëm personalisht edhe me të gjithë kryetarët e partitë politike dhe nuk është asnjë problem që mund të ulemi të bisedojmë për bashkëpunim. Sepse prej fillimit të karrierës sime politike kam qenë konstruktiv. Nuk kam asnjë problem personal me asnjë prej përfaqësuesve të partive politike”, tha Nenad Rashiq.

Lajme të ngjashme