Raportohet se ZRRE-ja ka vendosur për rritjen e tarifave të rrymës për rreth 15 për qind - NACIONALE

Raportohet se ZRRE-ja ka vendosur për rritjen e tarifave të rrymës për rreth 15 për qind

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tarifat e energjisë elektrike raportohet se do të rriten për rreth 15 për qind.

Mediumi “Koha.net” po raporton se Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar sot të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-në.

Kjo vlerë, pritet të jetë prej 400 milionë euro dhe në bazë të kësaj, sipas raportimit të mediumit në fjalë, tarifat e rrymës pritet të rriten rreth 15 për qind nga muaji prill.

Megjithëse, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende, raportohet se pas mbledhjes është paralajmëruar të mbahet një konferencë për shtyp.

Lajme të ngjashme