Raportohet se mitrovicasi tentoi ta vriste gruan me sëpatë, e shpëtuan fëmijët
Dhuna ndaj grave vazhdon në përmasa tmerruese ë Kosovë. Një ngjarje e reëndë raportohet të ketë ndodhur në Mitrovicë, ku burri për shkak të xhelozisë ka tentuar ta privojë gruan e tij nga jeta me anë të sëpatës (sakicës).
Për më keq, siç raporton Sinjali, kjo ngjarje raportohet se ka ndodhur në sy të fëmijëve të tyre në shtëpinë në të cilën po jetonin.
Burimet e këtij mediumi nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ishte viktimë e dhunës në familja tash e një kohë të gjithë.
“...por deri në këtë pikë nuk kishte eskaluar asnjëherë,” – shkruhet në deklaratën e burimeve të Prokurorisë. Se çka përbën eskalim përtej dhunës, nuk dihet!?
Sipas këtyre burimeve, ishin fëmijët ata që e shpëtuan nënën e tyre kur babai iu sul për ta goditur me sëpatë.
Burri i saj raportohet se është arrestuar tashmë.