Raportohet se Milan Radoiçiq po merr pjesë në fjalimin e Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë - NACIONALE

Raportohet se Milan Radoiçiq po merr pjesë në fjalimin e Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke mbajtur fjalim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë për bisedimet me Kosovën.

Të pranishëm në seancë sipas raportimit të Danas, janë edhe anëtarë të Listës Serbe përfshirë edhe Milan Radoiçiqin.

Në seancat marrin pjesë përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë Milan Radoiçiq, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Personave të Rrëmbyer dhe të Zhdukur në Republikën e Kosovës, Sime Spasiq.” – raporton Danas.

Përveç tij, Vuçiqi ka folur edhe për barrikadat në veri, ku ka thënë se disa nga organizatorët e barrikadave janë të pranishëm në seancë.

Sipas tij, autoritetet e Prishtinës kishin një synim, "ta fusin Serbinë në konflikt me NATO-n dhe gjithë botën". Më pas u arrestuan Pantiq, Trajkoviq, Sofronijeviq. Pas kësaj, serbët ngrihen në barrikada. Ja ku janë, të gjithë këta njerëz ishin në barrikada, disa ishin edhe organizatorë.” - tha Vuçiq.

Në anë tjetër, deputetët e opozitës kërkojnë që në seancë të diskutohet për propozimin franko-gjerman, pasi në të kundërt seanca nuk mund të mbahet.

Lajme të ngjashme