Raportohet se Hungaria ka dalë kundër futjes në agjendë të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Në takimin e mëngjesit të Byrës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shefi i delegacionit hungarez, Nemet Zholt, ka shtruar pyetjen “nëse është moment i mirë” për të vendosur në rend dite të takimit të Komitetit të Miknistrave aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Së paku kështu raporton të ketë mësuar nga qarqe diplomatike mediumi serb që operon në Zveçan “kosovo-online”.
Siç raportojnë ata, hungarezi Zholt e ka pyetur drejtpërsëdrejti Zëvendës Sekretarin e Përgjithshdëm të KiE-së, Bjorn Bergen, rreth kësaj çështje, duke komentuar se në rrethanat aktuale gjeopolitike “Evropës i nevojitet unitet”. Gjithashtu, “ai la të kuptohet se inicimi i procedurave për pranimin e Kosovës në KiE mund të shkaktojë që disa vende të anulojnë pjesëmarrjen e tyre në Samitin e KiE-së më 16 dhe 17 maj”.
Përgjigja e zëvendëssekretarit të përgjithshëm Berge ishte, sipas tyre, se “çështja e Kosovës sigurisht që nuk do të jetë pjesë e Samitit dhe se kërkesa e tyre ka qenë në pritje për një kohë të gjatë”.
