Raportohet se është arrestuar politikani serb Çedomir Jovanoviq
Gazeta serbe, “Novosti”, mbrëmë ka shkruar se kreu i LDP-së Çedomir Jovanoviq gjatë ditës është dërguar në komisariatin e Vraçarit, ku ka dhënë deklaratë për sulm, ndaj avokatit Nemanja Aleksiq.
Sipas informacioneve të “Novosti”, Jovanoviq ka kaluar tetë orë në stacionin policor të Vraçarit. Lideri i LDP-së dyshohet se ka sulmuar avokatin Nemanja Aleksiq nga Novi Sadi.
Ai e ka sulmuar avokatin në qendër të Beogradit dhe pas ndërhyrjes së patrullës policore është dërguar në mbajtje, shkruan Novosti.
Jovanoviq është arrestuar dhe ka dhënë deklaratë, ndërsa raporti për sulmin ndaj avokatit do të kalojë në procedurë të rregullt.