Raportohet se deputeti Humolli do të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje
Deputeti që disa herë ka shprehur pakënaqësinë e tij me Lëvizjen Vetëvendosje, Fatmir Humolli, duket se do të largohet nga kjo parti.
Ai ka deklaruar për “Kohën” se i ka kërkuar kryeministrit zhbërjen e Gjykatës Speciale, por nuk ka gjetur përkrahje.
“Kurti s’më ka dëgjuar as këtu. Unë do të largohem, por nuk do të bëhem pjesë e asnjë partie tjetër, pasi mendoj se të gjitha janë të tilla, me konflikte.” – citohet të ketë thënë ai.
Nacionale ka kontaktuar deputetin Humolli për të mësuar më shumë rreth këtij vendimi, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk kemi gjetur përgjigje.
Ndërkohë, deputeti i VV-së disa herë ka shprehur pakënaqësitë e tij me këtë parti.
