Raportohet për një tjetër barrikadë në veri
Një tjetër barrikadë raportohet të jetë vendosur në veri të vendit.
Kështu të paktën ka raportuar Radio Televizioni i Kosovës para pak çastesh.
E njëjta u pa gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt në fshatin Qabër.
Tutje, televizioni publik thotë se aty janë parë edhe disa persona të tjerë, që kur kanë parë gazetarë, janë larguar paksa.
Gazetarja që ishte në vendngjarje shtoi se momentalisht në atë pjesë nuk ka as forca të EULEX-it, e as ata të KFOR-it.
