Raportin e HRW që e "demoloi" dje avokati Emmerson, Shkëlzen Gashi e vlerësonte si fort prestigjioz - NACIONALE

Raportin e HRW që e "demoloi" dje avokati Emmerson, Shkëlzen Gashi e vlerësonte si fort prestigjioz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raporti i organizatës Human Rights Watch për krimet e luftës në Kosovë, i cili dje në Hagë u rrënuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, më herët cilësohej si shumë i vlefshëm nga njerëzi e afër të VV-së.

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, i cili pretendon se njerëzit e UÇK-së kanë kryer krime ndaj civilëve, kishte thënë se raportet e kësaj organizate janë fort prestigjioze.

Madje, sipas tij, ato ofrojnë prova për këto krime.

Jemi duke folur për dy organizata fort prestigjioze dhe ndërkombëtarisht prestigjioze, nuk jemi tu folë për KMDLNJ. Jemi duke folur Human Rights Watch, jemi tu folë për Amnesty International”, kishte thënë ai në emisionin Frontal të T7.

Kur gazetari i kishte thënë se këto organizata nuk kanë mandat për të treguar nëse dikush ka kryer krime, ai kishte insistuar se ato e kanë një mandat të tillë.

Në autoritetin e tyre është”, kishte thënë Gashi.

Madje, ai kishte insistuar që të lexohet ato raporte nga të gjithë..

Ju duhet t`i lexoni raportet e organizatave qeveritare si Human Rights Watch, Amnesty International, të cilat flasin për krime që individëve nga radhët e UÇK-së i kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm”, kishte deklaruar Gashi.

Tani kur Fred Abrahams i Human Rights Watch ka pranuar se burimet e raportit ishin nga pala serbe, po kërkohet llogari nga Gashi, i cili i përmendte këto raporte.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, i cili i ka publikuar me video deklaratat e Gashit, ka thënë se ai duhet kërkojë ndjesë publike.

Fred Abrahams e pranon që raporti i shkruajtur prej tij për Human Rights Watch ishte i pasaktë dhe i bazuar në pretendime të rreme serbe. A do të kërkojnë ndjesë publike dhe tregojnë pendesë ata shqiptarë që me zelll të papërmbajtur u bënë përhapës të këtyre pasaktësive tendencioze kundër UÇK-së?”, ka shkruar Nurellari.

Përplasja e ashpër e avokatit Emmerson me dëshmitarin Abrahams

Gjatë ditës se djeshme, anëtari i Organizatës Human Right Watch, Frederich Abrahams, ka dëshmuar në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ai është ballafaquar me një numër pyetjesh që ndërlidhen me raportet që i kishte ndërtuar sa ishte në Kosovë në kohën e luftës.

Në këto raporte shumë pasaktësi ka gjetur avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Këto pasaktësi që Emmerson i ka gjetur në disa prej raporteve, kanë shkaktuar një përplasje të ashpër në seancën e djeshme. Avokati britanik e ka përballur dëshmitarin me disa gjetje lidhur me trupa të pajetë të gjetur në Gllogjan. Pas pyetjeve të avokatit Emmerson, dëshmitari e pranoi gabimin, raporton Nacionale.

Ju keni ricikluar propagandën serbe apo jo?”, e pyeti Emmerson. “Duhej të ishte shkruar ndryshe”, u përgjigj dëshmitari.

Këto pretendime i morët nga pala serbe?”, pyeti sërish avokati britanik. “Po”, u përgjigj ai.

Kur thoni vrasja e shtatorit të 1998-ës, a e kuptuat se në aktakuzë nuk ka vrasje në shtator”, e pyeti sërish Emmerson. “Është formuluar keq…!”, u përgjigj dëshmitari.

Kur po flisni për vrasjen e shtatorit…s’ka pasur fare vrasje…a ishte tërësisht e gabuar…”, insistoi Emmerson.

Na thatë se jepni mësime për studentët. Ju duhet të bëni dallimin mes provave dhe vlerësimit forenzik. I vetmi vlerësim i saktë është se janë gjetur trupa të pajetë në Gllogjan në fund të 1998-ës….”, deklaroi avokati i Kadri Veselit.

Fjalia duhej të ishte shkruar ndryshe, për pretendime se janë vrarë nga UÇK… Unë mund të të flas për një rast tjetër, për një pretendim”, u përgjigj dëshmitari.

“Ju nuk keni bërë hetime sa i përket pretendimeve të autoriteteve serbe?”, e pyeti sërish avokati Emmerson.

S’kemi bërë hetime në tërësi. E kam përmendur këtë, por nuk është reflektuar në mënyrë të saktë. Ne asnjëherë nuk e kemi prezantuar rastin e Gllogjanit në Liqenin e Radoniqit”, u përgjigj dëshmitari.

Ju nuk keni shkuar në vendngjarja apo jo?”, ishte pyetja e radhës nga Emmerson.

Ne shkuam në vendin e krimit. U përpoqëm që të shkonim në Liqen…Në atë pikë që shkuam ne trupat ishin larguar dhe po mbaheshin në një hotel në një morg të sajuar dhe ne nuk u lejua që të shkuam në hotel”, u përgjigj Abrahams.

Përplasja vazhdoi edhe në disa raste të tjera. Emmerson e ballafaqoi dëshmitarin lidhur me rastin e vrasjes së një gruaje të quajtur Sanije Ballaj. Avokati tha se për këtë rast kishte kërkuar hetim vetë komandanti Ramush Haradinaj.

Lajme të ngjashme