Raporti i Progresit, LDK-ja: Raporti thekson nevojën urgjente për ndryshim - NACIONALE

Raporti i Progresit, LDK-ja: Raporti thekson nevojën urgjente për ndryshim

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit 2024.

Kjo parti opozitare ka vlerësuar se raporti për Kosovën nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë.

Sipas kësaj partie, raporti thekson nevojën urgjente për ndryshim.

“Raporti i Progresit për vitin 2024 nga Komisioni Evropian i publikuar sot, nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë, por mbi të gjitha, thekson nevojën urgjente për ndryshim. Raporti gjithashtu e thekson qartë situatën ekonomike në Kosovë—“ritmi i rritjes është ngadalësuar krahasuar me vitet e mëparshme”. LDK është e përkushtuar dhe do të punoj fort për të rikthyer pavarësinë e mediave dhe për të mbrojtur institucionet demokratike nga ndërhyrjet politike. Ne do të reformojmë gjyqësorin për të siguruar transparencë dhe përgjegjshmëri, si dhe do të luftojmë korrupsionin me vendosmëri”, është thënë në reagimin e LDK-së.

Kjo parti ka vlerësuar se Kosova meriton qeverisje më të mirë.

“Ndërsa këto janë rezultatet e paaftësisë së qeverisë aktuale; fokusi ynë do të jetë në krijimin e vendeve të punës dhe krijimin e mundësive të reja në vend, në mënyrë që kosovarët të mos detyrohen të largohen. Kosova meriton një qeveri që i përmbush premtimet e saj. LDK do të udhëheqë pastër dhe me integritet. Është koha për ndryshim të vërtetë, tani!”, është thënë në reagimin e LDK-së.

Lajme të ngjashme