Raporti i IRI: Qytetarët tregojnë dështimet më të mëdha të Qeverisë Kurti
Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar raportin e radhës për Kosovën nga anketat e realizuara me qytetarë, duke përfshirë këtu të dhënat e mbledhura nga gjashtë deri më 27 maj 2024. Nacionale më poshtë iu sjell disa prej të gjeturave më të rëndësishme nga ky raport…
Fillimisht, vërehet se një përqindje e lartë e qytetarëve, duan persona më të rinj në moshë, intelektualë dhe gra në krye të Qeverisë.
“Qytetarët e Kosovës besojnë se progresi ekonomik dhe siguria kombëtare vijnë me lidhje me të afërta me Perëndimin…Të dhënat, qartë tregojnë se qytetarët janë të interesuar të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare në vitin 2025. Është e rëndësishme për ta po ashtu, që të shohin gratë dhe njerëz të rinj të përfaqësuar në procesin politik.” – ka thënë Paul McCarthy, Drejtor i IRI për Evropën.
Nëse më shumë njerëz që përfaqësojnë grupet e mëposhtme do të zgjidheshin në qeveri, a mendoni se do të ishte mirë, keq, apo nuk do të përbënte ndonjë ndryshim?
82 për qind janë përgjigjur me “mirë” kur janë pyetur për personat 35 vjeçar apo më të rinj, 82 për qind po ashtu kanë thënë “mirë” për intelektualë, dhe 81 për qind janë përgjigjur me “mirë” për gratë.
67 për qind janë përgjigjur me “mirë” për reformistët, 61 për qind për diasporën, 53 për qind për aktivistët opozitarë, 50 për qind për ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 43 për qind për tradicionalistët dhe shtatë për qnd për aktivistët e LGBTQ+.
Do t’ju lexoj një listë të emrave. Për secilin, ju lutem më tregoni nëse keni një mendim shumë të favorshëm, disi të favorshëm, disi të pafavorshëm, ose shumë të pafavorshëm. Nëse nuk keni dëgjuar për këtë person, ju lutem më tregoni.
"Mendim shumë të favorshëm" rreth presidentes Vjosa Osmani kanë 36 për qind të qytetarëve të përgjigjur, pasuar me 28 për qind “disi të favorshëm”, përqindja kjo më e lartë.
35 për qind kanë "mendim shumë të favorshëm" për kryeministrin Albin Kurti, 13 për qind për liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shtatë për qind për bashkëkryetaren e Guxo, Donika Gërvalla, nëntë për qind për kryetarin e PDK-së, Memli Krasnqi, dhe shtatë për qind për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Do t’ua lexoj një listë të emrave të partive. Për secilën, ju lutëm me tregoni nëse keni një mendim shumë të favorshëm, disi të favorshëm, disi të pafavorshëm ose shumë të pafavorshëm.
31 për qind janë përgjigjur se kanë mendim “shumë të favorshëm” për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe 24 për qind “disi të favorshëm”.
12 për qind kanë thënë ëse kanë mendim "shumë të favorshëm" për Guxo, njëjtë edhe për Lidhjen Demokratike të Koovës.
10 për qind kanë thënë se kanë mendim "shumë të favorshëm" për Partinë Demokratike të Kosovës, dhe gjashtë për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Sa u besoni ose nuk u besoni institucioneve në vijim?
Në rezultatet e kësaj ankete, del që Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besueshëm, me 67 për qind që kanë thënë se “i besojnë shumë”.
62 për qind kanë thënë se i besojnë shumë Policisë së Kosovës, 31 për qind Zyrës së Presidentes, 28 për qind Zyrës së Kryeministrit, 21 për qind institucioneve religjioze, 15 për qind komunitetit ndërkombëtar, 11 për qind mediave.
Cili është dështimi më i rëndësishëm i Qeverisë aktuale?
17 për qind e qytetarëve mendojnë që dështimi më i madh i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti janë premtimt elektorale, njëherit kjo përqindja më e lartë.
13 për qind besojnë se është inflacioni, pasuar me papunësinë, 10 për qind.
Migrimi konsiderohet si dështim i Qeverisë më 7 për qind, dhe sistemi gjyqësor me gjashtë për qind.
Po ashtu, gjashtë për qind e konsiderojnë mungesën e investimeve kapitale si dështimin më të rëndësishëm të Qeverisë.
Pagat konsiderohen si dështim tjetër i rëndësishëm, si dhe edukimi, me nga katër për qind.