Raporti i IKD-së: Në mungesë të planifikimit, Qeveria e ndryshoi dhe e plotësoi 9 herë programin legjislativ - NACIONALE

Raporti i IKD-së: Në mungesë të planifikimit, Qeveria e ndryshoi dhe e plotësoi 9 herë programin legjislativ

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës thuhet se nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve të planifikuara gjatë vitit 2022.

Kjo është thënë në një raport të prezantuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i titulluar “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”.

Ekonomia Online raporton se sipas këtij raporti, Qeveria e Kosovës ka miratuar 21 koncept dokumente, nga gjithsej 71 sa ishin planifikuar.

Naim Jakaj, autor i raportit, mes tjerash ka bërë të ditur se nuk janë miratuar as gjysma e projektligjeve të planifikuara.

“Deri në fund të vitit 2022, Qeveria e Kosovës ka miratuar gjithsej 21 koncept dokumente nga 71 sa kishte planifikuar, apo më pak se 30% të planifikimeve. Në gjashtë raste, IKD ka gjetur se me rastin e draftimit të këtyre dokumenteve, nuk janë respektuar obligimet lidhur me konsultimet publike.” – ka thënë ai.

Po ashtu, Jakaj citohet të ketë thënë se në mungesë të një planifikimi adekuat, Qeveria e ka ndryshuar dhe e ka plotësuar nëntë herë programin legjislativ.

“Në mungesë të një planifikimi adekuat, po gjatë vitit 2022, Qeveria e ndryshoi dhe plotësoi programin legjislativ plot nëntë herë. Kështu, gjatë vitit 2022, Qeveria pati më tepër plan mujor se sa vjetor.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme