Ramabaja nënkupton se Edi Rama duhet ndëshkuar për dezertim me ligj të luftës
Anëtari i VV-së, Sadri Ramabaja, ka bërë një koment pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive nga Edi Rama duke e akuzuar për dezertim.
Ai ka pretenduar se veprimi i djeshëm i kryeministrit Rama “ka shokuar të gjithë shqiptarët”.
Sipas tij, veprimi i Ramës “ka ngjyresa të theksuara të dezertimit” derisa thotë se beteja është në zhvillim e sipër. Nuk dihet se për çfarë beteje flet Ramabaja.
“Ligji i luftës, në këso rastesh, kudo, edhe në shtetet e demokracive liberale, është tejet i rreptë.” – ka thënë ai, duke nënkuptuar se z. Rama duhet gjykuar për dezertim.