Rama takon liderët evropianë në Tiranë, Kurti rininë socialiste botërore në Prishtinë - NACIONALE

Rama takon liderët evropianë në Tiranë, Kurti rininë socialiste botërore në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liderët evropianë sot kanë zbarkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Tiranë.

Në sheshin “Skënderbe”, ata janë pritur me ceremonia zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë samit Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Derisa Rama priste liderët evropianë në Tiranë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një aktivitet interesant në Prishtinë.

Kryeministri Kurti ka marrë pjesë në punimet e Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY), i cili po mbahet në Prishtinë.

Para këtyre te rinjve, ai ka mbajtur edhe një fjalim.

Lajme të ngjashme