Rama rikthehet në fushatë: Duhet ta heqim një apendicit me dy koka më 14 maj - NACIONALE

Rama rikthehet në fushatë: Duhet ta heqim një apendicit me dy koka më 14 maj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në fushatën zgjedhore.

Në tubimin e parë pas operacionit, në Kamëz, ai ka thënë se ka një tjetër apendicit për të hequr më 14 majit.

Duke iu referuar Ilir Metës dhe Sali Berishës, ai ka thënë se apendicit është i dhimbshëm dhe dy koka.

Me këtë rast e mësova që apendiciti qenka përgjithësisht një hall për të rinj, por në të gjitha rastet erdhi në një moment kur kemi një apendicit më të rëndësishëm për të hequr që është apendiciti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilave nuk po i përmend që të mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër dhe duke luftuar me mjekët, duke luftuar dhe me stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund iu mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve i thashë do shkoj te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës rilindje. Mendova që do marr dhe unë pak nga rilindja juaj dhe rilindja e Kamzës për të rilindur me shpejtësi që të heqim apendicitin e 14 majit”, ka thënë Rama.

Lajme të ngjashme