Rama pyetet nëse ka takim Kurti-Vuçiq të hënën: S’e kemi planifikuar, gjithçka mund të ndodhë - NACIONALE

Rama pyetet nëse ka takim Kurti-Vuçiq të hënën: S’e kemi planifikuar, gjithçka mund të ndodhë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liderët e Bashkimit Evropian, si dhe ata të shteteve të rajonit do të mblidhen të hënën në Tiranë, në Samitin e Procesit të Berlinit.

Tashmë është raportuar se pjesëmarrës do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk është planifikuar ndonjë takim mes dy liderëve, por megjithatë, “mund të ndodhë gjithçka:.

“Jo që kemi planifikuar diçka, ose që e parashikoj. Gjithçka mund të ndodhë sepse në situate të tilla ku të gjithë flasin me dikë, ose një hapësire, ose nëse liderët e Gjermanisë e Francës duan të flasin me ta sepse janë bashkëautorë të planit franko gjerman, që është në tryezëe, ndoshta mund të ndodhë. Por unë nuk e shoh që mund të ndodhë.” – është shprehur ai.

Lajme të ngjashme