Rama publikon dhuratën që Rexhep Selimi ia ka dërguar nga Haga: Faleminderit mik, mezi pres ta shoh
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pikturën që Rexhep Selimi që ia ka dërgua si dhuratë nga Haga.
Ai ka bërë me dije se është prekur nga kjo dhuratë e bukur.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se mezi pret që ta shoh të marrë fund persekutimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës🙏 . Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, ka shkruar Rama.