Rama për darkën me Osmanin: Kemi raport miqësor dhe komunikojmë
Ndonëse deri më tani edhe publikisht raportet mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes Vjosa Osmani dihej se nuk ishin edhe aq të mira, dy liderët dje u panë duke darkuar me njëri tjetrin.
Nacionale publikoi pamjet ekskluzive nga ky takim, ku ata shiheshin duke darkuar, derisa i pranishëm ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Në lidhje me këtë takim, Rama është pyetur në një intervistë për “Euronews Albania”, ku ka thënë se me Osmanin ka raport miqësor, por dje nuk diskutuan “tema të thella”.
“Jo me presidenten Osmani kemi një raport miqësor dhe komunikojmë. Por, mbrëmë nuk ishte rasti për të hyrë në të thella, por për të shijuar sipërfaqen e bukur të Ulqinit, bashkë me tingujt e mahnitshëm të koncertit dhe zërin unik të tenorit kosovar”. – u shpreh ai.
