Rama për Asociacionin: Do të kishte rezultat më të mirë, do të ishte më pozitiv drafti im - NACIONALE

Rama për Asociacionin: Do të kishte rezultat më të mirë, do të ishte më pozitiv drafti im

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përsëri ka folur për situatën politike në Kosovë me theks të veçantë për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Rama ka folur për propozimin e tij për Asociacionin për të cilin tha se do të ishte më mirë ta kishin lexuar.

Kryeministri Rama ka thënë se politikanë në Kosovë e kanë parë që do të ishte më mirë të mos e kishin përjashtuar propozimin për Asociacionin.

Nuk kam pasur iluzione për asnjë, nga këto aktorët publik që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar, të kthehesha pas do i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia, kur ndodh diçka si në Banjskë mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linear, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm të mundin Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës.” – ka thënë Rama në A2 CNN.

Tutje, Rama ka thënë se politika në Kosovë nuk do të duhej të refuzonte kategorikisht propozimin e tij.

Ai tha se po të merrej e të lexohej propozimi i tij për Asociacionin do të dilte një rezultat edhe më i mirë se ky që është tani e që sipas Ramës, përsëri është i mirë.

Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionit, e kanë parë që do ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar kategorikisht, por ta kishin marrë, ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë se ky që prap është rezultat i mirë, propozimi zyrtar ku një pjesë shumë e madhe është e njëjta gjë i bërë nga unë dhe i referohet propozimit zyrtar.” – ka thënë ai.

Është një draft pozitiv për Kosovën madje në dy tre elemente do të ishte më pozitiv drafti im.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte refuzuar të komentojë propozimin e Ramës për Asociacionin.

Ai ishte pyetur disa herë për këtë çështje por i kishte ikur kësaj pyetje.

Megjithatë, vartësit e tij kishin komentuar dhe kundërshtuar Ramën për një veprim të tillë.

Kryetari i Kuvendin, Glauk Konjufca kishte thënë se Rama kishtë vepruar njëanshëm.

Në parim mendoj se është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar] nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku.” – kishte thënë Konjufca.

Ndërkohë, Kosova ka pranuar propozimin evropian të draft-statuti të Asociacionit. Deri më tani ky draft-statut nuk është publikuar në opinion.

Për këtë draft-statut, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është më i avancuar.

Është e çartë se ai draft statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015.” – kishte deklaruar Kurti.

Kujtojmë se raportet mes Kurti dhe Ramës shpeshherë janë kanë qenë të tensionuar dhe jo të mira.

Lajme të ngjashme