Rama kërkon që Kosovës t’i hiqen masat: Serbia të sanksionohet, me Vuçiqin kam marrëdhënie veç për interes të Shqipërisë - NACIONALE

Rama kërkon që Kosovës t’i hiqen masat: Serbia të sanksionohet, me Vuçiqin kam marrëdhënie veç për interes të Shqipërisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë bërë tashmë gjashtë muaj prej kur Kosovës i janë vendosur masa ndëshkimi nga Bashkimi Evropian, pas tensioneve në veri të vendit. Liderët tanë në vazhdimësi kanë bërë thirrje për heqje të tyre, e njëjtë veproi sot edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ky i fundit në një konerencë për mediat, ka deklaruar që qëndrimi i shteti të tij është shumë i qartë.

Duke folur për marrëdhëniet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ai tha se “nuk ka asgjë tjetër përveç interesit të Shqipërisë dhe të rajonit”.

“Për sa i përket marrëdhënies me presidentin e Serbisë, është marrëdhënie që s’ka asgjë tjetër përveç interesit të Shqipërisë dhe të rajonit. Natyrisht është raport që s’më pengon mua dhe neve t’i themi të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë. Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë dhe s’ka pasur luhatje. Qoftë kur ka qenë rasti për të thënë me zë të lartë se Serbia nuk duhej sanksionuar si rezultat i mos sanksionimit të Rusisë meqë kjo do të sillte pasoja të rrezikshme për rajonin, ashtu edhe kur Serbia bëri një akt flagrant kundër të gjithë vlerave evropiane dhe të bashkëjetesës me shpalljen e zisë për kriminelët e Banjskës si edhe për vetë aktin e terrorit në Banjskë. Kështu që kemi qenë shumë të qartë për këtë.” ka thënë ai.

Tutje, ai ka kërkuar që Serbia të sanksionohet, e Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese, duke përmendur edhe sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë të Zveçanit.

“Kemi kërkuar haptazi që Serbia duhet sanksionuar dhe Kosovës i duhen hequr masat shtrënguese, sepse Kosova tashmë e ka bërë hapin, që duhej ta kishte bërë me kohë, por e ka bërë. S’ka sens që Kosovës ti mbeten masat dhe Serbisë të mos i vendoset asnjë masë shtrënguese pas aktit në Banjskë” – u shpreh kryeministri shqiptar.

Ndërkohë, para pak ditësh, për herë të parë presidentja e vendit, Vjosa Osmani zbuloi se ishin planifikuar edhe masa ndaj individëve, anise nuk tregoi për këtë bëhet fjalë.

“Jam angazhuar që nga ajo ditë (26 maji)” - tha Vjosa Osmani, “që të parandaloj shumë masa më të rrepta; partnerët tonë i dinë shumë mirë çfarë masa kanë qenë të planifikuara dhe sa biseda i kemi bërë çdo ditë e çdo natë”.

“Nga 24 orë kam punuar që të parandalohen masa shumë më të ashpra edhe ndaj shtetit tonë edhe ndaj individëve”.

Kujtojmë se atë kohë madje Euroneës shkruante me burime ndërkombëtare se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mund të përfundonin madje edhe të sanksionuar rëndë në kohën kur Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, i kishte quajtur “masa të dhunshme” veprimet e qeverisë kosovare; dhe për më tepër Kurti ia kishte vënë në pikëpyetje gjykimin e shëndoshë Blinken-it duke e quajtur "naiv".

“Po flas për përpjekje të mia. Kam punuar me ambasadorë këtu, me Departamentin amerikan të Shtetit...në mënyrë që të parandalohen masa shumë më të ashpra në raport me Kosovën, dhe këtë e kemi arritur.” - tha Osmani gjatë intervistës duke folur për atë kohë.

“Nuk ka pasur kërkesë te unë nga bashkësia ndërkombëtare që të shtyhet çështja e kryetarëve. Dhe si Presidente nuk kam qenë e involvuar në atë vendim. Në fakt, edhe pasi ka ndodhur me 26 maj, insistimi im ka qenë që ta gjejmë një rrugë para, i cili merr për bazë sigurinë afatgjatë, dhe siguria afatgjate arrihet vetëm duke bashkëpunuar për së afërmi me partnerët tonë. Instistimi im ka qenë për gjuhë të përbashkët.” - tregoi Osmani.

Lajme të ngjashme