Rama i del kundër ShBA-së e BE-së: Barrikadat në veri nuk ishin protestë paqësore - NACIONALE

Rama i del kundër ShBA-së e BE-së: Barrikadat në veri nuk ishin protestë paqësore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama ka reaguar pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës.

Rama ka komentuar tensionet e krijuara, duke i quajtur të panevojshme, meqenëse rezultati ishte i njejtë.

Një gjë interesante në reagimin e tij, ishte “protesta” e tij, ndaj atyre që thanë state department e bashkimi evropian.

Për ShBA-të dhe BE-në, protestuesit që barrikaduan rrugët, e që i ruanin ato, ishin protestues paqësor.

Rama ka kërkuar mirëkuptimin e aleatëve, duke thënë se nuk është dakord fare se barrikadat ishin protestë paqësore.

Reagimi i plotë:

Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!

Lajme të ngjashme