Rama i VV-së thotë se drafti i statutit që u prezantua në Bruksel mund të jetë "fashist" - NACIONALE

Rama i VV-së thotë se drafti i statutit që u prezantua në Bruksel mund të jetë "fashist"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Derisa Besnik Bislimi ndodhet në Bruksel për të diskutuar në lidhje me Asociacionin me Bashkimin Evropian dhe përfaqësuesin e Serbisë, në një tryezë diskutimi është bërë një akuzë e rëndë.

Sekretari i Përgjithshëm i VV-së, Alim Rama, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar nga ana e ish-ekipit menaxhues në Bruksel më 2 maj ishte “fashist”.

“Ai statut i prezantuar atje, i cili është refuzuar... aty s’ka pasë asnjë nen ku përmendet Republika e Kosovës. Ose ku vendoset ai statut dmth në bazë të atij statuti është me u kriju një entitet i cili nuk është as në Kosovë, as në Serbi, ose më shumë në Serbi sesa në Kosovë. Është fashiste! Dhe mundet me qenë çfarëdo qoftë, nuk i shkon parimeve të dialogut, është shumë me rëndësi ta di për çka është dialogu,” – u shpreh ai.

Tryeza në fjalë kishte temë “implementimin e planit franko-gjerman”.

Kujtojmë se Qeveria Kurti ishte kritikuar për mos-shkarkimin e mëhershëm të Ekipit Menaxhues, i cili më 2 maj bëri propozimin e draft-statutit. Fatkeqësisht, emisari Mirosllav Lajçak e ka quajtur “pikënisje” propozimin e tyre, gjë që ka nxitur protestë të ashpër nga ana e Kosovës.

A doni të votoni në sondazhin më të fundit të Nacionales? Klikoni në vegzën e mëposhtme:

Lajme të ngjashme