Rama e Vuçiqi përforcojnë aleancën me Francën, Kurti i “sanksionuar” merret me zgjedhjet në Maqedoni - NACIONALE

Rama e Vuçiqi përforcojnë aleancën me Francën, Kurti i “sanksionuar” merret me zgjedhjet në Maqedoni

1 javë më parë

nga NACIONALE

Derisa vendet fqinje po forcojnë aleancat perëndimore me shtetet të fuqishme të BE-së, kryeministri Albin Kurti po merret me zgjedhjet në Maqedoni të veriut.

Shqipëria dhe Serbia kanë përforcuar aleancat me Francën, shtetin më të fuqishëm të Bashkimin Evropian. Kjo pasi presidentin francez brenda pak dite ka pritur në takime zyrtare në Paris kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Këta të fundit, pas takimit, kanë pasur lajme të rëndësishme për popujt e tyre.
Kryeministrit shqiptar ka nënshkruar disa marrëveshje nga fusha e ekonomisë me Francën, ndërsa presidenti serb ka treguar se ka arritur marrëveshje me Francën për blerjen e 12 aeroplanë luftarakë francezë, “Rafale”, të cilët do t`i kushtojnë Serbisë rreth 3 miliardë euro.

Derisa Shqipëria dhe Serbia po forcojnë aleancat, Kosova e sanksionuar nga BE-ja nuk po mund t`i zbaton as marrëveshjet që janë nënshkruar me herët me BE-në.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, në mungesë të vizitave të rëndësishme jashtë vendit, ka filluar të përfshihet në mënyrë të paprecedent në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.

Ai tashmë ka vendosur që të dalë hapur edhe në fushatë zgjedhore për koalicionin VLEN, në listë të të cilit janë disa zyrtarë të VV-së.

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Kurti, ka bërë me dije se javën e ardhshme shefi i tij do të marrë pjesë në tubin të VLEN-it, i cili do të mbahet në Zvicër.

"Tubim i përbashkët VLEN", së bashku me kryeministrin Albin Kurti i cili do të mbahet më 20 prill 2024 në ora 19:00 në Mövenpick Hotel Zürich Regensdorf, në adresën Im Zentrum 2, 8105 Regensdorf!”, ka shkruar Qoku.

Kopjimi i Vuçiqit

Përfshirja e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut ka nxitur reagime të mëdha në vend dhe rajon.

Këto veprime po shihen si kapje të veprimeve të presidenti serb.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se kjo që po bën Kurti është një kopje e dobët e politikës së Vuçiqit dhe liderëve autokratë.

Ai ka treguar se veprime të tilla bëjnë vetëm shtete që nuk janë demokratike.

Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni, është një kopje e dobët e politikës së Vuçiqit dhe liderëve autokratë. Rusia, Turqia, Greqia, Hungaria, Serbia janë disa vende shembull ku partia në pushtet ose qeveria, kanë një histori të përfshirjes dhe ndikimit destruktiv në jetën politike të vendeve fqinje. Gjithnjë në emër të të drejtave kombëtare dhe komuniteteve që jetojnë atje”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka vlerësuar se Kosova duhet të ketë një politike fqinjësore të bazuar në respektimin e vlerave demokratike ndaj vendeve fqinje.

Të gjitha këto shtete të udhëhequra nga liderë autoritarë apo gjysmë autoritarë që janë përgjegjës për demokracinë e brishtë në shtetet e tyre, përmes politikave populliste dhe abuzimit në emër të interesave kombëtare duan të mirëmbajnë dhe rrisin pushtetin e tyre përtej kufijve shtetërorë. Për autokratët dhe populistët, shteti i tyre është i pamjaftueshëm për politikëbërje. Promovimi i një politike fqinjësore të bazuar në respektimin e vlerave demokratike dhe dialogut është thelbësore për diplomacinë dhe zhvillimin e Kosovës, e jo ndërhyrja përmes disa piunëve politik në vendet fqinje”, ka shkruar Kryeziu.

Edhe gazetari Berat Buzhala e ka vlerësuar se Kurti me përzierjen në zgjedhjet në Maqedoni po vepron si Vuçiqi.

Ai ka theksuar se Kurti tashmë e ka krijuar Listën e tij ‘serbe’ në Maqedoninë e Veriut.

Duke e ditë që gjithë këto probleme kërkojnë punë reale e jo popullizëm, Kurti po vazhdon të kërkojë shtigje më të lehta për protagonizem personal. Bie fjala, ai kudo e akuzon Serbinë që po përzihet në cështjet e brendshme të Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, kurse ai personalisht e ka krijuar Listën e tij ‘serbe’ në Maqedoninë Veriore”, ka thënë Buzhala, duke shtuar se Kurti po e bën lojën e presidentit serb.

Pra, e akuzon Vuçiqin që po e instrumentalizon Republikën Serbe, kurse Kurti po merr pjesë në tubime elektorale për zgjedhjet në një shtet fqinj. Jo vetëm në Maqedoninë Veriore, por ai kishte bo përpjekje fillimisht në Shqipëri, pastaj në Mal të Zi, e tash se fundmi në mënyrë shumë me serioze edhe në Maqedoni”, është shprehur gazetari Buzhala.

Edhe pas fillimit të fushatës zgjedhore në Maqedoni, eksponentë të ndryshëm të VV-së kanë filluar sulmet ndaj njerëzve të koalicionit “Fronti Evropian”, i cili udhëhiqet nga Ali Ahmeti.

Në këtë javë, në sulm është përfshirë në mënyrë direkte edhe Zyra e Kryeministrit. Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka sulmuar ashpër Bujar Osmani, kandidatin për president të “Fronti Evropian”.

Lajme të ngjashme