Rama dënon dhunën ndaj KFOR-it: Ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm lëndon Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas protestavee të dhunshmë në veri të Kosovës, ku 25 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur.
Rama ka dënuar dhunën ndaj ushtarëvë të KFOR-it, duke thënë se zgjatja e këtij konflikti në veri të vendit, e lëndon Kosovën.
“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, ka shkruar Rama në Tëitter.
“Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm”.
Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova! pic.twitter.com/hkvzeIS3Ow
— Edi Rama (@ediramaal) May 29, 2023
