Rakiq me fjalë të zgjedhura për Radoiçiqin, e përmend edhe djalin e tij Pjetrin
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se nënkryetari i partisë së tij, Milan Radoiçiq, është njeri i nderuar, trim, i madh, si përgjigje ndaj deklarimeve në Kosovë se personi i arrestuar për djegien e veturës ka lidhjet me Radoiçiqin.
“E dini si, nuk e di pse nuk e akuzuan atë njeri! Ata e akuzojnë atë për gjithçka dhe gjithçka. Ndoshta do ta akuzojnë se pse moti është me diell në Beograd, por ndoshta me re atje poshtë." - tha Rakiq, duke iu referuar Milan Radoiçiqit, shkruajnë mediat serbe.
Më tej, Rakiq ka drejtuar disa fjalë edhe për djalin e Radoiçiqit.
“Fëmijët e tij dhe vetëm ata e dinë se si është kur dëgjojnë në lajme ose lexojnë diku në një gazetë se si e thërrasin babanë e tij. E kuptoja se e kuptonte djali i tij i madh, i cili shkon në gjimnaz, por djali i vogël nuk e kuptonte dhe nga ky vend i them Pjetrit të vogël të mos dëgjojë gënjeshtrat nga Prishtina. Se babai i tij është njeri i nderuar, trim, serb i madh dhe se duhet të jetë krenar për babanë e tij që mbron serbët dhe popullin serb.” – ka thënë Rakiq nga konferenca për media e mbajtur në Beograd.
Tutje, Rakiq ka përsëritur se Lista Serbe do të bëjë thirrje për kryengritje të përgjithshme nëse nuk lirohet i akuzuari për djegien e veturave në veri të Kosovës.
Vetëm gjatë ditëve të fundit, në veri të vendit janë djegur pesë vetura që kishin konvertuar targat në RKS.
