Radikalizohen analistët pro VV-së: Gjinovci i “mëshon” ShBA-së, Gashi e zgjedh Kurtin para Escobarit - NACIONALE

Radikalizohen analistët pro VV-së: Gjinovci i “mëshon” ShBA-së, Gashi e zgjedh Kurtin para Escobarit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, tashmë e ka bërë publike se nuk do të jetë pjesë e takimit të 31 janarit të organizuar nga Ambasada Amerikane e ku do flitet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Për takimin, Kurti e bëri “fajtor” Gabriel Escobarin, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se ishte insistimi i tij që solli mbledhjen e 31 janarit.

“Pra, unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet.” – citohet të ketë thënë tutje ai.

E pak më vonë gjatë intervistë për REL, Kurti e “radikalizoi” paksa gjuhën, duke treguar se çfarë priste nga Escobar.

“Unë kam pritur që ai në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni.” – tha ai.

Kaq ka mjaftuar, që përkrahësit e tij në universin e analistëve të fillojnë kritikat ndaj Escobarit e ShBA-së.

“Bum” Escobarit

Ndër të parët që reagoi pas këtyre deklaratave ishte Rron Gjinovci, ylli i analistëve pro Kurtit e pushtetit të VV-së. Në fakt, ai shkroi një seri postimesh, duke kritikuar ShBA-në e duke i bërë jehonë deklarimti të z. Kurtit.

Pasi e shpërndau kritikën e Kurtit ndaj Escobarit dhe intervistën e plotë të Kurtit, Gjinovci u kujdes të tregojë edhe sa për qind do t’i fitonte në zgjedhje Kurti, në rast se ai rrëzohet nga Qeveria.

“- Nuk ka garanci që në fund të dialogut na njohin 5 venet e BE-së.

- Nuk ka garanci që na njeh Serbija.

- Nuk ka garanci që nuk krijohet Republika Srpska e dytë.

Ama, ju formone Asociacionin se qashtu duhet

Opozita dhe mediat e lidhuna me të, kundër interesit të Kosovës veç me e pa Albinin tu dështu.

[Zgjedhjet]

Albini: 70%” – shkroi ai.

Z. Gjinovci, një status më lartë, e radikalizoi gjuhën, duke e quajtur takimin e 31 janarit si shpërfillës ndaj demokracisë në Kosovë.

“Është takim shpërfillës dhe goditës për demokracinë në këtë vend. Anashkalimi i institucioneve legjitime e legale të daluna prej zgjedhjeve demokratike, me stilin që na ju shantazhojmë nëse s'na ngoni, është ftesë për kaos. Është takim që ka me pru përçarje e polarizim në kohën kur ka nevojë për unitet. Është takim provokues për Kosovën.” – shkroi ndër të tjera Gjinovci.

Ndërsa Tomë Gashi, avokat dhe herë pas herë analist, shkroi vetëm një status, por ishte po aq i vetëvendosur. Ai shkroi se në mes Kurtit dhe Escobarit, do të zgjidhje Albinin dhe shkroi me fjalë pikë (.), duke e volusur mendimin e tij.

“Nuk duhet, po nese duhet !

Ne mes te Albinit dhe Ambasadorit Amerikan 🇺🇸

Une zgjedh gjimonë ALBININ 🇦🇱.Pikë” – shkroi tutje ai.

Ndërsa Xhevdet Pozhari ishte më i përmbajtur, pasi ai u shërbye me ironi që ishte goditëse ndaj partive opozitare dhe analistëve anti-Kurti.

“Pasi Albin Kurti kish deklaru që Escobar është mirë t'i bëj presion edhe Serbisë për ta njohur Kosovën, po shqyrtohet mundësia e tërheqjes së Bondstilit nga Kosova shkaku i kësaj kërkese anti-amerikane. Natën e mirë nga inteLLektuallci!” – shkroi ai.

Edhe më i buti ishte Krenar Shala, analist i afërt me VV-në, duke dhënë vetëm një mendim dhe atë aspak kritikues ndaj ShBA-së, diçka e çuditshme për grupin pro-Kurtit.

"Paralelisht, Ambasada Amerikane në Beograd ish dashtë me e organizu ni konferencë me shoqërinë civile për me i diskutu hapat se si duhet ta njeh Serbia Kosovën, njejtë siç osht tu e organizu me e shoqërinë civile në Prishtinë për themelimin e Bashkësisë." - shkroi ai.

Lajme të ngjashme