Ambasada Amerikane s’tregon nëse e ftoi Bislimin në takimin e 31 janarit: Asociacioni, çështje e rëndësishme - NACIONALE

Ambasada Amerikane s’tregon nëse e ftoi Bislimin në takimin e 31 janarit: Asociacioni, çështje e rëndësishme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë është e qartë që kryeministri Albin Kurti nuk do të merr pjesë në takimin e 31 janarit në Dragodan, që organizohet nga Ambasada e ShBA-së e ku do të flitet për Asociacionin. Nacionale ka pyetur Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë nëse kishte ftesë për Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Por Ambasada Amerikane nuk ka treguar nëse ka pasur ftesë, duke konfirmuar se në takimin e 31 janarit po ftojnë grupe të ndryshme.

“Ne po ftojmë një grup të ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin e ASM-së, në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” – i tha një zëdhënës i Ambasadës Amerikane gazetës Nacionale.

Tutje, të gjithë këtë çështje, Ambasada e Kosovës e ka lidhur edhe me integrimin evropian e evro-atlantik të Kosovës.

“Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës.” – thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Lajme të ngjashme