Qysh vdiq Kujtimi që ra nga skelet në Kamenicë? Gruaja Teuta e rrëfen ngjarjen e dhimbshme, thotë që s’mori trohë dëmshpërblimi nga kompania - NACIONALE

Qysh vdiq Kujtimi që ra nga skelet në Kamenicë? Gruaja Teuta e rrëfen ngjarjen e dhimbshme, thotë që s’mori trohë dëmshpërblimi nga kompania

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kujtimi nga Drenasi, 44 vjeçar, po punonte atë të shtunë si ndërtimar në Kamenicë. Një natë më parë, ai i kishte gatuar darkën edhe të birit që kishte qenë duke agjëruar pa e ditur se ajo do të ishte “darka e fundit”.

Gruan e kishte pasur te familja e saj. Në mëngjesin e asaj dite, ai do ta telefononte gruan duke i dhënë lajmin e mirë se do ta merrte rrogën.

E porositi që të kthehej më herët prej familjes, që të shkonin në ndonjë market për të marrë ushqime për shtëpi.

Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi. Ishte ora 1 e pasdites kur ai derisa po kryente punë në një skele nga një kat i larët, ra përtokë dhe pësoi lëndime shumë të rënda.

Ai do të vdiste më vonë gjatë rrugës për në spital. Më vonë u mor vesh, se Kujtimi nuk kishte pasur as kontratë pune.

Ai pas vetes la gruan dhe dy fëmijë. Gruaja e Kujtimit, Teuta, do ta merrte lajmin nga kunati i saj për vdekjen e burrit.

Teuta na tha me një rrëfim mjaft të dhimbshëm se nuk kishte marrë kurrëfarë mbështetje financiare as nga kompania por as nga institucionet përgjegjëse.

Lajme të ngjashme