"Duhet me u marrë vesh për çmim" - thoshte Jakupi që paguhet 7500 euro në intervistën te Agron Bajrami - NACIONALE

"Duhet me u marrë vesh për çmim" - thoshte Jakupi që paguhet 7500 euro në intervistën te Agron Bajrami

2 vjet më parë

nga NACIONALE

7 mijë 500 euro në muaj ose 90 mijë euro për një vit sipas raportimit të Periskopit, paguhet Gani Jakupi si këshilltar për kulturë dhe media nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadori kosovar në Bruksel, Agron Bajrami. Por para kësaj kohe, Bajrami sa ishte gazetar e intervistonte Jakupin. Në këtë intervistë Jakupi nuk e dinte ende çmimin.

Gani Jakupi ka qenë emri më i përmendur të martën në mediet kosovare dhe në rrjetet sociale. Krejt kjo për shkak të rrogës së tij të lartë si këshilltar.

E këtë rrogë ia ka caktuar ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ndërsa përzgjedhës i Jakupit është ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Por në një intervistë të bërë para tri viteve, Bajrami e intervistonte Jakupin, ku ndër të tjera në këtë intervistë përmendet edhe puna e çmimit të tij për të promovuar Kosovën në Spanjë.

Edhe me këtë ju kom thanë as spanjollët s’kanë nevojë për mua as Kosova s’ka nevojë për za tem në Spanjë.” – thoshte në një moment Jakupi.

Por reagimi i Bajramit ishte i menjëhershëm, duke i thënë se zëri Jakupit duhet të dëgjohet në Spanjë, pasi ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë e kam bindjen se ka nevojë sepse Spanja nuk e njeh” – thoshte Bajrami e që si duket tashmë ka arritur ta bëjë realitet bindjen e tij.

Por, Jakupi që e cilësonte se politika në Kosovë para paraqitjes së Vetëvendosjes ka qenë “biznese familjar”, thoshte se me Vetëvendosjes duhet të merret vesh për çmim.

Dhe këtë gjë e pati thënë para personit që i ka ndarë rrogën mujore prej 7 mijë e 500 eurove.

Nuk jam tu ba propagandë për Vetëvendojsen, duhet me u marrë vesh përpara për çmim, tani shohum” – thotë ai në këtë intervistë.

Nuk dihet nëse ka konflikt interesi mes Jakupit dhe Bajramit, por ajo që dihet është se Jakupi ishte pjesë e intervistes së Bajramit dhe i cili sipas videos, kishte bindje që Jakupit duhet të vazhdojë promovimin e Kosovës në Spanjë.

Dhe pikërisht pas tri viteve, Jakupi caktohet nga Bajrami për këtë punë.

Në ndërkohë, në Kosovë ka pasur dhjetëra reagime lidhur me pagën e Jakupit të caktuar nga MPJD dhe ambasadori Bajrami.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas raportimeve se këshilltari për kulturë dhe media, Gani Jakupi është angazhuar me pagë 7 mijë e 500 euro në muaj nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Miftaraj duke llogaritur pagën vjetore të tij, ka thënë se me këto mjete mund të blihet një banesë në Prishtinë.

Po ashtu, e njëjta bën sa gati 1000 pensione të pleqërisë, e me të njëjtat, do të mund të shërohej edhe ndonjë qytetar i sëmurë.

Shoqeria kushton shtrenjte, ama kur e paguan me leke te shtetit, hajgare jane 90 mije Euro. Me hajna nuk bohet shteti.” – ka shkruar ai në Facebook.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu, ka kritikuar Qeverinë Kurti, teksa ka krahasur pagën e tij me të policëve.

1 Këshilltar i Donikës =15 Policë të Republikës së! Dallimi është qe ky këshilltari i Donikës me 7.500€ në muaj ka me shku nga Parisi në Belgjikë me të gjitha shpenzimet e mbuluara me provu me taku Donikën me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh. Ndërsa, polici me 500€ në muaj ka me shku në punë me qizme të grisura, e uniformë të stërvjetëruar, me jelek anti-plum pa afat, me 50 cent në xhep dhe nuk e ka jetën e sigurt kur te del nga shtëpia a kthehet i gjallë.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Duke klikuar KËTU mund të lexoni më shumë detaje për kontratën e Gani Jakupit me MPJD.

Lajme të ngjashme