Qysh u bë që VV-ja vendosi, ta shesë rrenën e njejtë me Listën Serbe dy herë në pak kohë? - NACIONALE

Qysh u bë që VV-ja vendosi, ta shesë rrenën e njejtë me Listën Serbe dy herë në pak kohë?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje e cila e ka krejt pushtetitn, nuk guxoi të prodhoj asnjë dokument, valid, ligjor, në afate ligjore për t’ia dërguar KQZ-së, në mënyrë që të rekomandohej moscertifikimi i Listës Serbe. MPB, MPJ e organe të tjera në KQZ dorëzuan rekomandimin ku rekomanduan që Lista Serbe të certifikohet dhe të mar pjesë në zgjedhje. Por, kur mbledhja në prezencë të kamerave filloi, aty nisi edhe spektakli i shëmtuar i Vetëvendosjes. Ata argumentonin, pa dokumente në afate ligjore, se si kinse lista serbe s’duhet të certifikohet. Rrjedhimisht kjo procedruë në KQZ u mbyll me moscertifikimin e Listës Serbe. Vetëvendosje, njësoj kishte vepruar edhe për zgjedhjet e përgjithshme. Në KQZ me anë të ministrive që kontrollojnë, kishin lëshuar dokumente ku rekomandohej që Lista Serbe të jetë pjesë e zgjedhjeve, anëtarët pastaj votuan kundër, e PZAP e ktheu sërish në fletëvotime Listën Serbe, meqenëse ky organ pranon dokumente të ministrive përkatëse, të cilat udhëhiqen nga Vetëvendosje e që rekomandojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje.

Por, propaganda vazhdoi sërish. “Fundi i Listës Serbe” – shkroi Nezir Kraki, deputet i ri i Kuvendit të Kosovës. “Pse abstenuan LDK-PDK dhe AAK, e nuk votuan kundër” – shkroi komisarja Mihali, “akt i rëndësishëm për demokracinë” – tha kandidatja për kryeparlamentare Albulena Haxhiu.

Pati edhe shumë reagime të tjera në lidhje me këtë zhvillim, i cili po servohet që dy herë në të njejtën mënyrë, për të mos e prodhuar asnjë rezultat real.

Çka ndodhi në mbledhjen e KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.

Me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime, KQZ-ja nuk e ka certifikuar Listën Serbe.

Zyra për rekomandimin e partive ka thënë se kandidatët e Listës Serbe nuk kanë dale në listat e KGJK-së apo Ministrisë së Jashtme.

“Lista Serbe për kryetar në 11 komuna, për Kuvende në 19 komuna. 238 kandidatë, edhe kjo parti politike, zyra ka kërkuar të bëhet verifikimi, dhe nuk ka ndonjë kandidat që është i përfshirë në ndonjërën prej listave nga instituconet përkatëse prej KGJK, Ministrisë së Jashtme, andaj rekomandojmë certifikimin e Listës Serbe”, tha zyrtarja e KQZ-së.

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, nuk ka folur për raportin e Ministrisë së Jashtme për Listën Serbe.

Ai ka thënë se Lista Serbe ka trashëgimi terroriste.

“Ne kemi një parti politike që ka një trashëgimi terroriste. Përveç kësaj, ka elemente të tjera persona që kanë kryer edhe sulme terroriste edhe të ndryshme. Në mesin e këtyre kemi persona, që në tëvërtetë në mënyrë subversive punojnë kundër Republikës së Kosovës. Ata mbajnë pozicione paralele të Serbisë edhe njëkohësisht mbajnë pozicione”, tha Kurteshi.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se të gjitha institucionet kanë rekomanduar certifikimin e Listës Serbe.

Ai tha se do të abstenojnë nga votimi.

“Është dashur që këto informata me i pranu në mënyrë institucionale. Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim, abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucionte e sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti. Nuk duam të bëhemi pjesë e luftës mediale, meqënëse konsiderojmë që rruga duhet të jetë krejtësisht institucionale, dhe veprimet institucionale. Nuk duhet të kontribuojmë duke e gjujt temat të cilat janë të paargumentuara në organin që e kanë vendin, MPB dhe organet e tjera të sigurisë”, tha ai.

Anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, ka thënë se nëse Lista Serbe është terroriste, duhet të vendosin institucionet.

‘‘Kemi ardh në një situatë ku po shoh dokumente të ndryshme, ku na i kemi në dorë e organet e sigurisë nuk i paskan. Kjo është shqetësuese , sot duhet me u mbledh Këshilli për Siguri Kombëtare, me i marrë këto dokumente edhe me na e zgjedh. Organet e sigurisë duhet me u marrë, me u mbledh e me thanë ky është një organizim terrorist, më i shpallë se nuk e shpallim na. Le ta kryejnë punën e vet, le të na e lehtojnë punën ne. Le ta kryejnë punën e vet ata, le të na tregojnë kjo është lista, dhe normalisht që ne njerëz jemi këtu nuk certifikojmë diçka që s’duhet’’, ka thënë ai mes tjerash.

Lajme të ngjashme