Qysh ia bëri bajat Gjermania, Franca e Italia Kurtit "koordinimin" me nënkryetarët e Komunave të veriut - NACIONALE

Qysh ia bëri bajat Gjermania, Franca e Italia Kurtit "koordinimin" me nënkryetarët e Komunave të veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Franca, Gjermania e Italia i kanë dërguar një letër Kryeministrit Kurti, ku flitet për pamjaftueshmërinë e hapave të Qeverisë, për ta siguruar anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Në letër specifikohen shumë veprime e mosveprime me të cilat vendet më të fuqishme evorpiane janë të pakënaqura me Kurtin, por ajo që bie në sy është se si ia bënë bajat “koordinimin” me nënkryetarët e Komunave të veriut, që Kurti e proklamoi si “koordinim për të parë nevojat e qytetarëve serb në atë pjesë të vendit”

Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo deputetët aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për rrethanat aktuale në këto komuna.” – thuhet në letër.

Pra, Franca, Gjermania e Italia s’e marin në konsideratë këtë koordinim, duke përmendur rrethanat aktuale në ato komuna, çka lë të kuptohet se, nënkryetarët aktual, s’mund të flasin në emër të serbëve lokal në ato zona.

Lajme të ngjashme