Quni: Jam kontaktuar edhe unë, por në fokus të VV-së janë dy deputetë të LDK-së
Deputet i LDK-së, Anton Quni, ka bërë me dije se VV-ja është duke i kontaktuar të gjithë deputetët e LDK-së në mënyrë individuale për formimin e institucioneve të Kosovës.
Quni ka bërë me dije se edhe ai është kontaktuar.
Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ai ka treguar se në fokus të VV-së në veçanti janë dy deputetë.
“Mundemi me thënë se kontaktohen të gjithë deputetët në forma të ndryshme, kontaktohem edhe unë. Kur kontaktohemi natyrisht se bëjmë pyetje a kanë autorizime dhe nga kush marrin detyra. Kontaktohemi nga zyrtarët e VV-së, kontaktohemi nga ndërmjetësuesit e tyre, por është fakt që dy deputetë të LDK-së janë në fokus të vençat të interesimit të autoriteteve të VV-së”, ka thënë ai, duke mos treguar se kush janë këta dy deputetë.
“Mbetet në diskrecionin e atyre të tregojnë ”, ka thënë Quni.