Qori optimist: Pres rezultate të mira edhe jashtë Tiranës
Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, është optimist se do të marrë mandate jo vetëm në Tiranë, por edhe në rajonet tjera shqiptare.
“Jam goxha optimist sepse cdo orë që kalon, më vijnë mesazhe nga mbështetësit tanë. Mezi po pres të fillojë numërimi i kutive nëpër qarqe dhe që ky besim i madh që kam te qytetarët shqiptarë të kthehet në votë.
Mendoj që përvec Tiranës, edhe në qarqe tjera, Lëvizja Bashkë pret rezultat shumë të mirë”, tha Qorri në Të Paekspozuarit.